Nisja ideale e ditës

Nisja ideale e ditës

I thjeshtë, i lirë dhe super i shëndetshëm. Duhet vetëm të keni çerek avokado, djathë (dhie, lope, dele, i bardhë apo kaçkavall), pra çfarë t’ju gjendet në shtëpi dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përgatitja:

  • Avokadon e presim me feta dhe e vendosim sipër dy fetave buke të zezë, integrale apo thekër;
  • Sipër hedhim djathin me kursim të thërrmuar;
  • Në fund shtojmë vaj ulliri.

Mëngjes me pak kalori, por me shumë përfitime shëndetësore; kontribuon në tretje të mirë dhe lufton kolesterolin.

Kosto totale: 80 lekë

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial