Receta e Thjerrëzave të Kuqe Plot me Vitamina

Nëse nuk keni ende një ide për drekë, po ju propozojmë diçka të thjeshtë dhe të mbushur me vitamina.
Janë thjerrëzat e kuqe, që mund ti gjeni në çdo dyqan apo supermarket, që kushtojnë pak dhe shpërblejnë shumë.
Vetëm një kupë me thjerrëza të kuqe, ju jep rreth 25% të dozës ditore të vitaminës C, 84% vitaminë Kdhe shumë vitaminë A. Plus dhe shumë minerale dhe fibra.
Por si ti gatuani për të marrë vlerat më të larta ushqimore. Receta më poshtë:
Për 4 persona
300 gram thjerrëza të kuqe;
3 karrota;
3 degë selino;
1 qepe;
2 thelpinj hudhër;
Kripë;
Piper;
Timo e tharë; dhe
Sipas dëshirës lëng mishi.
Përgatitja
Në një tigan kavërdisim me vaj të arrës së kokosit ose vaj ulliri ekstra të virgjër kavërdisni karotat, qepën, selinonë, hudhrën për rreth 8-10 minunta.
Në një tenxhere më pas hidhni perimet e kavërdisura, shtoni thjerëzat dhe lëngun e mishit, timon, kripë e piper sipas dëshirës dhe ziejeni për 20 minuta.
Shija do të jetë fantastike dhe përfitimet e vlerave ushqyese maksimale.


You must be logged in to post a comment.