Testi i vitaminës që mund t’ju shpëtojë jetën

Ka një arsye, pak të njohur, se pse mund të sëmureni shpesh apo të jeni preh e infeksioneve të ndryshme brenda një periudhë të shkurtër kohore. Një nga arsyet kryesore për një imunitet të dobësuar është mungesa e vitaminës D.
Rreth 90% e popullsisë në Botë besohet se ka mungesë të vitaminës D. Për të përmbushur dozat ditore, një personi i duhet të qëndrojë 15 minuta në diell, i pa lyer me krem gjatë orarit 10:00 – 15:00.
Nëse nuk mund ta bëni këtë për shkak të angazhimeve që keni apo është e pamundur në periudhën e dimrit, kur dielli mungon për shkak të motit të keq, marrja e suplementit të vitaminës D është e domosdoshme.
Mungesa e saj shkakton osteoporozë, zemër të dobët, presion të lartë gjaku, sëmundje auto-imunitare, depresion, pagjumësi, diabet, kancer, autizëm, dhimbje kronike, artrit etj.
Nivelin e vitaminës D dhe nëse keni nevojë për suplementin e saj mund ta mësoni nëpërmjet një testi të thjeshtë gjaku.


You must be logged in to post a comment.