Një kupë kos e tejmbushur për mëngjes

Shumë njerëz janë mësuar me një mëngjes të bollshëm, të kënaqshëm për syrin dhe stomakun. Por ka edhe zgjedhje të tjera që ndoshta nuk janë shumë të kënaqshme për syrin, por për stomakun e sigurt që po.
Si për shembull një kupë kos e mbushur plot e përplot. E shëndetshme, që të ngop dhe ndihmon organizmin në tretje dhe marrje të vlerave ushqyese.
Një kupë kosi e tillë është pak e kushtueshme, por mund të vlejë si një alternativë e mirë e gatshme dhe e lehtë për t’u realizuar. Gjithçka ju duhet është:
- Një kupë kos i bërë vetë nga qumësht dhie e bagëtive që rriten në natyrë;
- Shtoni në të, një luge kafe fara chia, fara lini, fara kungulli, fara luledielli, pak rrush të thatë ose boronica, arra, lajthi apo çfarë të keni tjetër në shtëpi nga frutat e thata.
Ideale do ishte që këtë kos ta përgatisni në darkë dhe ta hani në mëngjes pasi farat chia kërkojnë kohë të zbuten dhe vijnë në masën e duhur për t’u tretur nga stomaku juaj.
Kosto totale: 150-200 lekë


You must be logged in to post a comment.