Ushqimet që ju duhen për Shëndetin e Flokëve

A e dini se nëpërmjet ushqimit mund të përmirësoni ndjeshëm shëndetin e flokëve. Ka disa rregulla të arta po dhe ushqyes natyral për flokë plot shkëlqim, të gjatë e të shëndetshëm.
Fokusohuni tek anti-oksidantët. Sa më shumë të hani aq më shumë do të reflektohet në flokët tuaj.
Ushqimet më të mira janë avokadot që ndihmojnë në rritjen e flokëve falë përbërësve antioksidantë që kanë.
Luleshtrydhet, boronicat, qershitë. Të gjitha bashkë përmirësojnë skalpin e kokës duke fuqizuar flokët.
Por gjithashtu mos lini pa ngrënë mangot, salmonin, arrat dhe vajin e ullirit. Të gjitha këto ju furnizojnë me yndyrna të shëndetshme dhe omega-3-6 të domosdoshme për shëndet të mirë, jo vetëm të flokëve.
Ndjekja e një diete të shëndetshme ju ndihmon edhe për ndalimin e rënies së flokëve edhe në periudha të vështira.


You must be logged in to post a comment.