Të Shijshme dhe Plot Përfitime, Si të Gatuajmë Kungulleshkat

Të Shijshme dhe Plot Përfitime, Si të Gatuajmë Kungulleshkat

Përpara se t’ju japim disa receta fantastike dhe mënyra ku ti përdorni kungulleshkat, po ju shpjegojmë se çfarë përmbajnë ato dhe pse duhet t’i shtoni sa më shumë në dietën tuaj të përditshme.

Përmbajnë shumë vitaminë C dhe janë të pasur me anti-oksidantë që ju mbrojnë nga virozat në këtë periudhë të ngarkuar me baktere. Vetëm një kungulleshkë, ju jep 50% të dozës ditore që ju duhet të vitaminës C;

Ka veti të shumta anti-inflamatore duke ofruar mbrojtje shtesë për organizmin ndaj virozave dhe inflamacioneve të ndryshme;

Përmbajnë nivele të larta Potasi;

Ndihmojnë procesin e tretjes;

Përmbajnë shumë pak kalori;

Përmirësojnë shikimin;

Janë burim i mirë i vitaminave B; dhe

Mbajnë në kontroll nivelet e diabetit.

Ka shumë mënyra se si mund t’i gatuani kungulleshkat, por që të merrni përfitimet maksimale, mundohuni t’i perdorni të gjalla, të prera hollë në sallata të ndryshme ose të pjekura lehtë në furrë jo me gradë shumë të lartë.

 

Kungulleshka të pjekura

500 gramë kungulleshka prijni hollë në feta.

Futini në furrë të ngrohur me 200 gradë në një tavë të lyer me vaj ulliri;

Mjaftojnë 20 minuta për të qenë gati. Shtojini vaj ulliri, kripë, uthull molle orrganike, majdanoz të grirë.

 

Lazanja me kungulleshka

Përbërësit

500 gramë mish i grirë;

2 kungulleshka;

2 thelpinj hudhër;

1 qepë e kuqe e vogël;

Disa domate të vogla;

3 lygë vaj ulliri;

Rigon;

Kripë;

Piper;

Djathë dhie; dhe

Borzilok.

Pergatitja

Skuqni për 5 minuta në një tigan të madh, vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe domatet. Hidhni më pas në të mishin e grirë dhe skuqeni mirë për 15 minuta.

Më pas shtoni të gjitha erëzat e renditura më sipër sipas dëshirës.

Në një tavë të lyer me vaj ulliri vendosni një rresht me kungulleshka të prera për së gjati hollë, që në këtë rast do të zëvendësojnë makaronat. Sipër hidhini një shtresë të hollë nga përbërja e përgatitur në tigan, mbulojeni me një tjetër rresht kungulleshka e kështu me rradhë derisa përbërja e përgatitur në tigan të përfundojë.

Në fund grijini djathin sipër derisa të mbulohen.

Mbulojeni tavën me një letër alumini dhe piqeni për 30 minuta.

 

Kungulleshka me vezë

Përbërësit.

500 gramë kungulleshka;

2 vezë;

Kripë;

Vaj ulliri;

Djathë i grirë kaçkavall.

Përgatitja

Presim hollë kungulleshkat në formë rrethore;

Në një tas rrahim vezët, djathin dhe kripën.

I lyejmë kungulleshkat dhe i pjekim në tavë të lyer me vaj ulliri për 20-30 minuta me 200 gradë.

Në këtë mënyrë kungulleshkat bëhen shumë të shijshme dhe të pëlqyeshme nga e gjithë familja.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial