Është Koha të Konsumoni sa më Shumë Vitaminë C

Të gjitha vitaminat janë të mira për trupin, por në këtë periudhë më shumë se kurrë ju duhet të konsumoni Vitamina C.
Veçanërisht nëse keni imunitet të ulët, prekeni shpesh nga gripi, nuk keni fuqi, keni dhembje koke apo mishrat e dhëmbëve i keni shpesh të irrituar.
Mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të plotësuar nevojat ditore të vitaminës C është nga ushqimi. Këtë zgjedhje duhet të bëni gjithnjë të parën, më pas në pamundësi drejtojuni suplementeve.
Piramida e frutave dhe perimeve që përmbajnë më shumë vitaminë C ka ndryshuar. Më poshtë po ju rendisim frutat dhe perimet me përqindjen më të lartë të vitaminës C dhe më pas ato me më të ulët.
Aronia;
Speci i kuq;
Kivi;
Speci jeshil;
Portokalli;
Luleshtrydhe;
Brokoli;
Kale;
Ananasi;
Lakra e brukselit;
Lulelakra;
Mango;
Limoni;
Bizelet; dhe
Domatet.


You must be logged in to post a comment.