Si të Zbuloni Mjaltin Origjinal

Ka një mënyrë të thjeshtë dhe fare të shpejtë për të zbuluar nëse mjalti që sapo keni blerë, ndoshta shumë të shtrenjtë, është origjinal, pra pa sheqer të shtuar, apo jo.
Edhe nëse prej vitesh drejtoheni tek i njëjti vend për të blerë mjaltin pasi keni krijuar besim për shkak të njohjes apo shijes së mjaltit, nuk ju kushton asgjë të bëni një test të thjeshtë, sa për të provuar se të paktën nuk po i hidhni lekët dëm dhe konsumoni një mjaltë pa hile, pa sheqer të dëmshëm për shëndetin.
Prova
Merrni një gjysmë luge kafeje nga mjalti që sapo keni blerë;
Hidheni në një tas qelqi me fund të sheshtë, në mes të tij;
Mbi të hidhni një gjysmë gote ujë dhe rrotullojeni në forme rrethoreje;
Nëse mjalti përhapet në formë rrethore në mes të tasit dhe në të ka formën e hojeve të bletës, është tërësisht një mjaltë origjinal nga bletë të rritura në natyrë. Hojet që formohen janë ADN e mjaltit.
Nëse mjalti shkrihet në ujë, ai ka më shumë sheqer se sa mjaltë.
Nëse tenton të bëjë disa hoje, por ato prishen shpejt, atëherë është një mjaltë i përzierë me sheqer.


You must be logged in to post a comment.