Të Mirat e Ushqimeve të Hidhura

Janë të hidhura, të rrudhin gojën dhe nuk të lenë aspak një shije të mirë. Por ky është sekreti i ushqimeve super të shëndetshme. Madje janë aq të shëndetshme sa mund t’ju zëvendësojnë shumë mirë dëshirat që keni për të ngrënë mes vakteve. Përpara se të listojmë ushqimet e hidhura por super të shëndetshme, po ju rendisim përfitimet që sjellin. Ndoshta do t’i përdorni me më shumë dëshirë:
Nxisin tretjen;
Mundësojnë përthithje më të mirë të vlerave ushqyese;
Përmirësojnë funksionin e zorrës së trashë;
Reduktojnë ndjenjën e urisë; dhe
Rrisin imunitetin.
Por cilat janë ushqimet e hidhura që mund t’i hani lirisht midis vakteve.
Çokollata e zezë; Uthull molle;
Kafe; boronicë e kuqe;
Xhinxher; rrush;
Kale; Mente;
Shafran dhe Fara të susamit.


You must be logged in to post a comment.