7 Veset që ‘Vrasin’ Trurin

Disa zakone të përditshme të njerëzve vrasin qelizat e syve, duke lënë pasoja të rënda në shëndet dhe kërcënuar të ardhmen. Më poshtë po ju rendisim disa nga veset e zakonshme që e bëjnë këtë gjë ndoshta do t’i reduktoni ose eliminoni.
Dehidratimi
A e dini se dehidratimi redukton qelizat e trurit? Edhe këto qeliza ashtu si shumë të tjera në trup kanë nevojë për ujë që të marrin vitaminat e duhura. Ndaj mos harroni të konsumoni ujë herë pas here gjatë ditës.
Konsumi i alkoolit
Kur konsumoni më shumë alkool seç duhet qelizat e trurit bëhet më të vogla dhe reduktohen me kalimin e kohës. Ky impakt është më i madh tek femrat. Problemet manifestohen me paralizë të nervave, mungesë koordinimi dhe konfuzion.
Ngrënia e ushqimeve të gatshme
Ushqimet e gatshme shkaktojnë dëm të madh në organizëm, veçanërisht në tru. Ato ngadalësojnë metabolizmin ndaj qëndroni sa më larg.
Tensioni i lartë
Nëse dieta juaj e keqe ju ka shkaktuar tension të lartë herë pas here, dijeni se truri juaj gjithashtu është në rrezik. Tensioni i lartë rrit inflamacionin dhe dëmton rëndë qelizat e trurit.
Ushqimet që rrisin tensionin
Nëse konsumoni ushqime që rrisin tensionin në gjak ta dini se njësoj po dëmtoni dhe qelizat e trurit. Ndër këto ushqime hyjnë patatet, buka e bardhë apo edhe orizi. Ato përmbajnë sheqer që depozitohet në gjak. Më mirë fokusohuni tek frutat dhe perimet.
Ngrënia e ushqimeve që ju shkaktojnë alergji
Nëse hani ushqime që ju krijojnë alergji atëhere do të keni simptoma si përgjumje, lodhje apo errëzim të shikimit. Kjo pasi këto ushqime ju dëmtojnë direkt qelizat e trurit duke ju shkaktuar edhe dëme në të folur.
Nëse stërviteni edhe pse keni mungesë të vitaminës C dhe E
Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për njeriun, por nëse ju ushtroheni më shumë sec duhet kjo ju dëmton shëndetin. Aq më keq nëse ushqeheni duke pasur mungesë të vitaminës C dhe E. Nëse kjo ndodh, radikalet e lira nuk mund të luftohen dhe ato përfundojnë në organe të ndryshme përfshirë edhe trurin.


You must be logged in to post a comment.