Sekretet për ti Shpëtuar Alergjive të Stinës

Në kulmin e alergjive të stinës, ndihmoni veten më disa ‘anti-alergjikë’ që ju lehtësojnë simptomat edhe më mirë se ilaçet.
Më poshtë po ju sugjerojmë disa ushqime fantastike për të dalë fitimtarë kundër alegjive.
Hudhra
Është një antibiotik natyral që ndihmon të luftojë infeksionet, viruset dhe madje edhe alergjitë. Nëse hani dy thelpinj hudhër çdo ditë, do të shikoni pas pak kohe se simptomat e allergjisë do të përmirësohen ndjeshëm.
Limona
Një trup alkalin lufton më mirë çdo problem. Limonët janë të shkëlqyer për të forcuar imunitetin falë vitaminës C dhe anti-oksidantëve. Nëse ujin gjatë ditës e konsumoni me disa feta limoni, jo vetëm do të pastroni trupin por do të bëheni ‘imunë’ ndaj alergjive.
Konsumoni ushqime të pasur me probiotikë
Shtoni konsumin e kefir-it, kosit, djathit të napës dhe turshive. Të gjitha ju forcojnë imunitetin duke forcuar bakteret e mira të zorrëve.
Supë kockash
Supë nga kocëkat e viçit apo pulës, zgjidhni kë të doni se të dyja kanë veti magjike në organizëm. Të pasura me vlera mahnitëse ushqyese ato ju sigurojnë një sistem tretës të fortë.
Qumësht nga arra e kokosit
Është një alternativë më e shëndetshme se sa qumështi i lopës dhe i mungojnë të gjithë elementët që shkaktojnë alergji.
Gjalpë bajamesh dhe fara
Për të gjithë ata që janë alergjikë nga kikirikët dhe gjalpi i tyre, gjalpi i bajameve është i sigurt dhe një alternativë fantastike. Është i shëndetshëm dhe plot me fibra dhe minerale, magnez dhe antioksidantë.
Drithëra dhe miell pa gluten
Mos përdorni miellin tradicional, përdorni ato që janë pa gluten. Ju shamng shtimin e alergjive dhe uljen e imunitetin.


You must be logged in to post a comment.