‘Ilaçi’ i Pavdekësisë

‘Ilaçi’ i Pavdekësisë

Mund të mos ta keni hasur më parë, pasi nuk është aq e njohur, por nëse dëshironi të zgjasni jetën (sipas shkencës) me të paktën 16 vjet duhet ta përfshini të paktën një herë në javë në dietën tuaj ditore.

Bëhet fjalë për kërpudhën Reishi, e përdorur prej vitesh për të lehtësuar kollën, azmën, marramendjen, pagjumësinë apo marrjen e frymës.

Disa studime shkencore e kanë përfshirë edhe në luftën kundër kancerit, HIV apo sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

Kërpudhat Reishi përmbajnë të mbi 400 përbërje bioaktive duke përfshirë germaniumin organik, triterpenoidet, polisaharidet, triterpenet dhe peptidoglikanët që u japin atyre vetitë çudibërëse

Këto kërpudha gjenden edhe në Shqipëri, në dyqanet organike, ato ndihmojnë kundër infeksioneve, shërojnë më shpëjt plagët dhe për këtë arsye po përdoren masivisht. Një studim i fundit tregoi se kërpudhat Reishi zgjatin jetën, duke ulur ndjeshëm inflamacionin në trup dhe luftuar radikalet e lira.

Përse përdoren më shumë

Për të ndihmuar sistemin imunitar;

Luftojnë kancerin;

Ndihmojnë të rifitoni energjitë dhe të luftoni depresionin;

Ulin presionin e gjakut; dhe

Ndihmojnë zemrën të punojë më mirë.

Si mund ti përdorni?

Më së shumti, kërpudhat Reishi gjenden në formën e pluhurit. Konsumimi i një luge çaji do të ishte perfekte, qoftë dhe dy herë në jave.

Personalisht i hedh në kosin me fara që e bëj vetë kollaj fare: 1 gotë kos, 1 lugë çaji fara chia, fara lini, fara kungulli dhe fara luledielli. Shtoni aty dhe Reishin, lereni tërë natën, të nesërmen mund ta konsumoni. PS. Shtoni pak rrush apo boronica të thata ose pak mjaltë organik dhe ja ku e zgjidhët edhe mëngjesin.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial