Pasta me Borzilok për Vetëm 10 Minuta

Nëse jeni të apasionuar pas ushqimit ose gatimit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të investoni në disa vazo me erëza në ballkon apo dritare. Asnjëherë nuk do tju zhgënjejnë. Janë shumë të dobishme, sidomos për recetën e mëposhtme, që mund ta përdorni për një darkë të shpejtë, që të kënaqni të gjithë familjen.
Përbërësit për 2-3 persona
¾ pako linguine, mundësisht integrale;
2 lugë gjelle vaj ulliri extra të virgjër;
1 lugë gjelle gjalpë i freskët organik;
1 thelpi hudhër;
1 tufë borzilok i freskët, ose tre degë;
Kripë;
Piper.
Përgatitja
Në ujë të nxhtë me kripë hidhni makaronat dhe lerini të ziejnë për 7-10 minuta.
Ndërkohë që ato ziejnë në një tigan të thellë hidhni vajin, gjalpin, hudhrën e grirë hollë dhe gjethet e borzilokut të grira hollë. Përziejini në zjarr të avashtë për 5 minuta. Pasi të ziejnë makaronat hidhini në tigan për një minutë sa të përzihen mirë dhe marrin shijen e borzilokut dhe ju bëfshin mirë.
Vlera
100 lekë
Vitaminat
Pasta me Borzilok në Vetëm 10 Minuta

Borziloku është një erëz që ka vlera fantastike për organizmin, pasi është i pasur me magnez dhe vitaminë K, hekur, Kalcium, Vitamina A dhe C si dhe madje Omega-3. Ndaj mos u kurseni në konsumin e kësaj erëze super të shëndetshme. Merrni edhe yndyra të shëndetshme nga vaji i ullirit extra të virgjër dhe gjalpi.

You must be logged in to post a comment.