Si të Ndaloni Diarrenë Natyralisht

Diarreja mund të shkaktohet nga shumë faktorë, si infeksionet bakteriale, përdorimi i tepërt i antibiotikëve, alergjitë apo helmimi nga ushqimi. Por sa herë që ndodh, pasojat mund të jenë të rënda dhe penguese për planet e ditës.
Për t’i shpëtuar kësaj sëmundjeje, ka mënyra të tjera përveç marrjes së medikamenteve. Fokusohuni tek ushqimi.
Nëse gjendeni në një situatë të tillë, po ju tregojmë pesë mënyra për tu ndjerë mirë shpejt.
- Hani pak dhe ushqime të lehta
Zgjidhni ushqime që treten lehtë dhe trupit tuaj nuk i duhet shumë kohë t’i përpunojë ato. Ushqime të tilla janë
Buka e zezë;
Banania;
Molla;
Orizi.
Përdorni vaj lini. Është provuar se një lugë me vaj lini redukton diarrenë.
- Konsumoni sa më shumë ujë
Duhet të hidratoheni, dihet që diarreja të dehidraton dhe për pasojë vjen këputja dhe mungesa e fuqisë për të vijuar më aktivitetet e ditës. Nuk hidratoheni vetëm me ujë, por edhe më supa të ndryshme të freskëta dhe lëngje frutash.
- Pushoni
Nëse keni mundësi, merrni kohën që ju nevojitet për të pushuar. Kini parasysh se gjatë natës duhet të flini të paktën 8 orë gjumë.
- Merrni suplemente shtesë
Marrja e probiotikëve ju ndihmon në normalizimin e florës së zorrëve. Po kështu, do të ndiheni shumë më mirë nëse konsumoni një filxhan me lëng aloe vera 3 herë në ditë.
- Përdorni vajra esencialë
Vaji më i mirë që ul inflamacionin e zorrëve është ai i mentes. Këtë vaj mund ta gjeni në të gjitha farmacitë bimore.


You must be logged in to post a comment.