Makarona me Lulelakër, të Shpejta, të Shijshme

Makarona me Lulelakër, të Shpejta, të Shijshme

Ka 1000 mënyra për të gatuar makaronat. Por po ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë që ndoshta nuk e keni provuar dhe mbi të gjitha bëhet gati në vetëm 15 minuta.

Përbërësit

1 Lulelakër e vogël;

2 lugë Vaj ullliri ose avokadoje;

3 hudhra të grira;

1 filxhan kafeje qumësht dhie;

Piper;

Kripë;

Borzilok; dhe

2 lugë me stika pishe sipas preferencës.

Përgatitja

Në një tigan skuqim vajin e ullirit apo të avokados me hudhrat dhe stikat e pishës për 4 minuta. Shtoni qumështin e dhisë, edhe bajameje nëse dëshironi dhe lerini të ziejnë pak.

Shtoni lulelakrën e grirë dhe të gjitha erëzat dhe ziejeni derisa lulelakra të zbutet. Zakonisht kërkon 10 minuta.

Masën që hidheni në një blender the grijeni deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe makaronat i keni zierë dhe hidhjani përbërjen e mësipërme duke e dekoruar me borzilok të freskët. Shija është thjesht e mrekullueshme, dhe e shëndetshme.

Ju bëftë mirë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial