Pse Ushqimet e Procesuara Janë Kaq të Dëmshme

Të gjithë e dimë se duhet të bëjmë një jetë të shëndetshme, të konsumojmë plot fruta e perime, por ja që tundimi për një picë, ëmbëlsirë apo ushqim të gatshëm është shumë i madh. Por nëse do të njiheni me studimin më të fundit të puiblikuar në JAMA Internal Medicine, ndoshta do të ndryshoni mendim.
Studimi i cili përfshiu 45.000 bura dhe gra në francë për tetë vite me rradhë tregoi se fast-food dhe ushqimet e tjera shkurtojnë jetën dhe përshpejtojnë vdekjen. Vetëm duke konsumuar 10 % më shumë ushqime të procesuara, rreziku i vekjes rritet me 14%.
Po cilat janë ushqimet e procesuara?
Ushqimet e gatshme;
Ushqime që kalojnë shumë procese industriale;
Ushqime me energji të lartë dhe kripë të shtuar;
Ushqime me pak fibra.
Disa nga ushqimet e procesuara më të përdorura
Pijet energjike;
Ëmbëlsirat;
Akullore;
Karamele;
Margarinë;
Cerealët;
Ushqimet me shije frutash;
Kekë;
Ekstraktet e mishit të pulës dhe viçit;
Salcat e gatshme;
Produktet për dobësiml;
Pica dhe ushqime të paketuara;
Ushqimet e fast – food;
Supat e gatshme;
Pluhura për ëmbëlsira të ndryshme.
Sigurisht që lista është e gjatë dhe vështirë të hiqni nga kuzhina juaj çdo gjë. Por të paktën mundohuni të mbushni ambientin tuaj me më shumë fruta dhe perime në mënyrë që të ulni sasinë e përdorimit të produkteve të mësipërme.


You must be logged in to post a comment.