Bukë e Zezë, Pa Ngjyrues Artificialë

Prej kohësh në Shqipëri ka një dilemë të madhe: buka e zezë është natyralisht e tillë, apo ka ngjyrues artificialë që e bëjnë të duket e tillë?
Për të ulur pak debatin që gëlon shpesh në tavolina të ndryshme, duhet kuptuar që buka e zezë ekziston dhe është natyrale e tillë, pa pasur nevojë aspak për ngjyrues shtesë. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se abuzime apo përdorim të ngjyruesëve nuk ka, por të paktën gjetja e bukës së zezë në dyqan jo gjithmonë është e barabartë me ngjyrues, por shpesh herë edhe me shëndet.
Ndaj mos u çudisni nëse një ditë, teksa blini bukën tuaj, shihni edhe bukë ‘sterr’ të zezë në dyqan. Ato bëhen me orizin dikur të ndaluar, ‘Orizin e Zi’, një drithë i lashtë me vlera shëndetësore të pabesueshme i cili gjendet lirisht edhe në vendin tonë.
Me orizin e zi, tashmë mund të bëhet buka integrale, e cila përveçse ju ruan nivelet e kolesterolit, sheqerit ju siguron nevoja të lartë të hekurit dhe fibrave.
Nëse dëshironi të përmirësoni maksimalisht ushqimin tuaj, nuk keni pse të hiqni dorë nga buka, por thjesht zëvendësojeni atë me një bukë më të shëndetshme dhe që kontribuon në tretje të mirë dhe përthithje të lartë të vitaminave.
Një bukë integrale me oriz të zi, mund ta gjeni në çdo dyqan ‘Nefeli’ dhe përfitimet janë të mahnitshme. Përmban fibra të larta, është e pasur me anti-oksidantë dhe ndihmon në mirëfunksionimin e trurit.


You must be logged in to post a comment.