Përfitimet e Majdanozit dhe Disa Ide për Receta

Të gjithë e njohin majdanozin dhe janë familjar me të si një erëz e freskët apo edhe e tharë.
Por të mirat e shumta të kësaj erëze a i dini? Dhe për më tepër që listohet tek superushqimet?
Madje shumë doktorë e sugjerojnë për përdorim të gjerë për të trajtuar natyralisht shumë sëmundje. Majdanozi sugjerohet të përdoret për të trajtuar inflamacionin; stresin oksidativ; aneminë; infeksionet urinarë; problemet e tretjes; gurët në veshka; erën e keqe të gojës; artritin; gazrat; refluksin; kapsllëkun; imunitetin e dobët apo problemet e lëkurës.
Si ta gatuash majdanozin?
Ka qindra mënyra se si mund ta përfshini borzilokun në ditën tuaj të përditshme. Në supa, pasta, sallata, brusketa, tava të ndryshme, etj.
Sigurisht përdorimi i freskët i majdanozit, pa kaluar në zierje apo pjekje është ajo më përfitimet më të mëdha.
Hidheni si një erëz shtesë në sallatat tuaja ditore, sallatë jeshile, me lakër, me karrota, me rukola, kudo. Vetëm një gjysëm filxhani, ju jep dozën e dëshiruar.


You must be logged in to post a comment.