Anët e errëta të kripës

Për të kuptuar se sa e dëmshme është kripa kur përdoret në sasi të mëdha mjafton një krahasim i thjeshtë: 5 milionë njerëz çdo vit humbasin jetën nga ngrënia e pak frutave gjatë jetës së tyre, ndërsa 4 milionë humbasin jetën nga përdorimi i tepërt i kripës.
Por ka një zgjidhje se si të reduktojmë rrezikun që na vjen nga kripa.
Së pari: mos vendosni në tavolinë një kripore, tundimi për të rihedhur kripë në pjatë është i madh dhe shkencëtarët e kanë vërtetuar se 1/3 e njerëzve i hedhin kripë pjatës së tyre pa e provuar ende atë;
Së dyti, mjaft shtuat kripë kur jeni duke gatuar, në nxehtësi vështirë të dalloni sa e kripur është ajo që po gatuani; dhe së fundmi
Shmangni produktet e procesuara që kanë kripë të shtuar.


You must be logged in to post a comment.