Zgjidhni Burimet Natyrale të Vitaminës C – Receta

Zgjidhni Burimet Natyrale të Vitaminës C – Receta

Kjo është shporta që çdokush duhet ta ketë në shtëpi. Jo vetëm për ngjyrat e bukura të frutavve të stinës por edhe për shijen fantastike dhe vitaminat që ju mbrojnë nga virozat e shumta.

Në këto kohë të vështira pandemie, vitaminat nuk duhet të mungojnë dhe më të mirat janë ato që vijnë nga frutat.

Kivit, portokallet dhe limonat janë frutat ideale për tju dhënë mburojën që ju duhet pa ju drejtuar farmacive për dicka të gatshme.

Të tre këto fruta përmbajnë doza të larta të vitaminës C, fibra të shumta, folate, shumë minerale dhe mbi të gjitha ju ndihmojnë më tretjen.

Si mund ti përdorni?

Konsumojini ashtu sic janë; ose

Mund të bëni lëngje fantastike:

Shtrydhni dy kivi dhe një portokall në shtrydhëse. Në lëngun që përfituat hidhni lëngun e një limoni dhe më pas shtojini sipas dëshirës një lugë të vogël kafeje mjaltë ose një gjysëm lëng pasioni.

Shija dhe vitaminat janë të garantuara.

Këshillohet të konsumohet 2-3 në javë pasi sado të shëndetshme që janë frutat e shtrydhura përbajnë sheqer më të lartë se sa kur konsumohen siç janë.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram