12 Perimet që ju Nevojiten gjatë Dimrit

Të ushqehesh sipas stinëve nuk ben mirë vetëm për fermerët dhe komunitetin, por mbi të gjitha ju bën mirë për shëndetin.
Njihuni me perimet që duhet të konsumoni gjatë këtyre muajve të ‘acartë’ për të qenë imun ndaj virozave të stinës.
Jo më kot lakrat në të gjitha variantet e mundshme lulëzojnë në dimër. Janë të pasura me vitamina që ju mbrojnë ndaj të ftohtit, virozave dhe gripërave të ndryshme. Ndaj mos kurseni të mbushni frigoriferin me
Brokoli;
Lakra Brukseli;
Lakër të bardhë;
Lakër të kuqe;
Lulelakër;
Rrepa.
Të gjitha perimet e mësipërme kanë doza shumë bujare të vitaminës C, A dhe K dhe shumë fibra për t’ju dhënë imunitet gjatë dimrit.
Ndër të tjera, shtoni në dietën tuaj edhe
Karrota;
Çikore;
Kunguj;
Kale;
Hudhra; dhe
Sallatë jeshile dhe të kuqe.
Si ti përfshini në dietën e përditshme?
Mundohuni ti përdorni sa më të gjalla, ose paaaak fare të gatuara për të marrë maksimumin e vlerave ushqyese. Shoqërojini me limon dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
You must be logged in to post a comment.