5 Produktet që Duhet të Keni në Shtëpi gjatë Festave

5 Produktet që Duhet të Keni në Shtëpi gjatë Festave

Festat e fundvitit vijnë sëbashku me disa kilogramë shtesë, fryrje barku, ndjenjë faji dhe mungesë aktiviteti fizik.

Për të qenë në paqe me veten këtë vit, ju këshillojmë të furnizoni shtëpinë me këto pesë produkte fantastike që jo vetëm frenojnë kg e tepërt por edhe ju mbrojnë shëndetin në kohë pandemie.

Kefir

Furnizohuni me kefir, mjaftueshëm sa për një javë. Do t’ju nevojiten të paktën tre kavanozë për një person. Kushton vetëm 200 lekë dhe është fantastik. Është probiotik natyral për zorrët, tretës i mirë, i mbushur me baktere të shëndetshme që ju ruajnë imunitetin dhe zhduk ndjenjën e fryrjes.

Çaj jeshil

Nëse një kafe në ditë do ta zëvendësonit me një filxhan çaj jeshil do të mbronit veten jo vetëm nga kafeina e tepërt por edhe nga yndyrnat e mëdha që vijnë me festat. Dozat e larta të antioksidantëve në çajin jeshil ju ndihmojnë ndaj baktereve dhe viruseve.

Fruta që përmbajnë vitaminë C

Frutat e stinës janë të mbushura me vitaminë C për tju ndihmuar të përballoni viruset e stinës dhe ruajtur imunitetin. Ndaj nuk duhet t’ju mungojnë këto ditë, portokallet, qitrot, kivit, limonat dhe mandarinat.

Supë me lëngun e kockave

Është e thjeshtë për tu përgatitur, edhe pse zgjat në kohë, dhe fantastike në vlera ushqyese. Mjafton të zieni kockat në zjarr të avashët, për rreth orë dhe lëngun që përfitoni mund ta bëni supë apo të pini një gotë me limon.

Xhinxher

Mbani gjithmonë xhinxher në shtëpi. Përdorimi në çaj është fantastik në rast se ju shfaqen simptomat e para të gripit, por gjithashtu është provuar se parandalon shumimin e batereve apo viruseve.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram