Qofte të Shijshme Kungulli në Vetëm 15 Minuta

Qofte të Shijshme Kungulli në Vetëm 15 Minuta

Zgjidheni darkën me qoftet më të mira të kungullit që mund të keni provuar ndonjëherë. Për vetëm 15 minuta, mund të mblidhni rreth tryezës tërë familjen nga të rriturit deri tek fëmijët më nazeli.

Po ju japim një recetë të shëndetshme, të shijshme dhe të shpejtë.

Përbërësit

Për 4 persona

4 kunguj mesatarë;

5 lugë gjelle miell bio;

4 lugë gjelle djathë parmixhano;

Kripë;

Piper;

1 vezë të freskët;

Vaj ulliri.

Përgatitja

Grijmë kungujt në rende në një tas. I lemë 10 minuta të pushojnë. Pas kësaj e hedhim masën e tasit në një napë në mënyrë që ti heqim lëngun e tepërt. I shtrydhim kungujt në napë derisa të mos dalë më asnjë pikë.  Masën e hedhim në një tas të pastër ku shtojmë kripë, pak piper, miellin dhe djathin. Përziejini sa krijohet një masë homogjene dhe gati për skuqje.

Skuqini në temperaturë mesatare në mënyrë që të mos humbin vlerat e vajit të ullirit. Hidhini sipër pak djathë parmixhano dhe ju bëftë mirë.

PS. Mos harroni, kungujt kanë vlera shumë të larta ushqyese. Janë super të pasura me acid folik, magnez, fibra dhe vitamina A, B dhe C.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram