Përballoni Gripin me Çajin e Lules së Limonit

Përballoni Gripin me Çajin e Lules së Limonit

Nëse një fermere nga fshatrat e Tiranës nuk do të më kishte ofruar një çaj me lulen e limonit nuk do ta kisha zbuluar kurrë as shijen e mrekullueshme as nuk do të përfitoja nga vlerat e panuërta të kësaj luleje.

Një filxhan çaj të lehtëson si me magji dhembjet e trupit që shkakton gripi i stinës, kollën e rëndë dhe sekrecionet që të mundojnë aq shumë, veçanërisht fëmijët në stinën e vjeshtës dhe simrit.

Në vend të paracetamolit apo ilaçeve të tjera qetësuese për simptomat e gripit, provoni një filxhan çaji me lulen e limonit.

Ky çaj stimulon djerësitjen që nxjerr jashtë toksinat dhe ul temperaturën e lartë. Është një antioksidant i fuqishëm që nxjerr toksinat e trupit dhe lehtëson menjëherë frymëmarrjen, kollën dhe simptomat e gripit.

Shumë përfitime ka edhe mëlçia, e cila nëpërmjet këtij çaji pastrohet më së miri dhe po ashtu lehtësn dhembjet e stomakut apo diarrenë.

Lulet e limonit ndihmojnë edhe në lehtësimin e migrenës dhe dhembjes së kokës, ulin stresin dhe ‘zhdukin’ si me magji dhembjet e kokës.

Përgatitja

2 lugë kafe lule limoni të thara;

1 lugë mjaltë organik.

I ziejmë për 15 minuta

Konsumohet i ngrohtë me mjaltë organik.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram