Një Sallatë Unike për të gjithë Javën

Një Sallatë Unike për të gjithë Javën

Merrni më të mirën e çdo stine. Në këtë periudhë, nuk ka më të freskët dhe të shijshme sesa perimet si kungulli, specat e të gjitha ngjyrave dhe patëllxhanat.

Më poshtë po ju japim një ide për një sallatë të cilën mund ta përdorni përgjatë një jave, me shije fantastike dhe vlera ushqimore të garantuara.

Përbërësit

1 kg speca;

1 kg patëllxhana;

1 kg kungull;

1 hudhër;

Piper;

Kripë;

Açeto.

Erëza sipas dëshirës (majdanoz, kopër)

Përgatitja

Pasi i lani dhe i pastroni piqini të gjitha perimet e prera sipas dëshirës në furrë me 200 gradë. Pasi i nxirrni nga furra, vendosini me shtresa në tasa qelqi me kapak të izoluar. Teksa i shtroni i hidhni kripë sipas dëshirës, piper, majdanos, hudhra të grira pas çdo shtrese, vaj ulliri dhe açeto. Izolojini mirë dhe vendosini në frigorifer. Nxirrini dhe servirini sipas dëshirës për të shoqëruar drekën apo darkën tuaj. Pjekja e 1 kg të këtyre perimeve është për familje të mëdha 4-5 persona. Nëse dëshironi ju mund ta realizoni këtë recetë me gjysëm kg.

Vlera totale e kësaj sallate e cila zgjat 10-14 ditë në frigorifer duke u bërë më e shijshme pas ditës së tretë pasi produktet marinohen në perfeksion, nuk i kalon 300 Lekë.

Vlerat ushqyese

Specat

Njihen për vlerat e tyre fantastike ushqimore. Të pasur me vitaminat A,C, potas dhe acid folik janë ato që ju duhen këtë periudhë.

Patëllxhanët

Janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C, K dhe B6.

Kungujt

Duhen përfshirë në çdo rast në dietën tuaj ditore pasi janë të pasur me shumë fibra, vitamina C, B6, K dhe magnez e potas.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram