Njihuni me Lakrën Kale; Receta

Njihuni me Lakrën Kale; Receta

Në kohën kur të gjithë janë fokusuar tek shëndeti, forcimi i imunitetit dhe shtimi i konsumit të vitaminave, jë lakër jo shumë e njohur mund t’ju bëjë punë para se ‘dëndeni’ në kapsula.

Lakra kale prej disa kohësh po kultivohet edhe në Shqipëri. Jo shumë e përhapur por edhe jo e kudo-gjendur, kjo perime mrekulluese gjethegjelbër po shtohet në varietetë e dyqaneve fruta-perime.

Ndoshta me një kosto pak më të lartë se lakrat tradicionale të bardha apo të kuqe, kale ka famë botërore për vetitë e saj kuruese edhe ja pse:

Lufton inflamacionin;

Është antioksidant i fuqishëm;

Detoksifikon;

Mbron shëndetin e zemrës;

Zhvillon trurin tek fëmijët;

Parandalon sëmundjet kancerogjene; dhe

Ndihmon shikimin.

Po si ta përdorni?

Lakra kale njihet për hidhësinë e saj, ndoshta për shkak edhe të ngjyrës së saj të errët. Ndaj përpara se ta përdorni këshillohet që ta zieni në ujë të valuar për vetëm dy minuta. Jo më shumë pasi do të zbehni fuqitë e saj ushqyese.

Pasi i keni dhënë valën e shpejtë, hidheni në smoothin e përditshëm bashkë me fruta-perime të tjera;

Përdoreni në sallatën e ditës. E përzierë me perime të tjera, kale shijon më shumë.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram