4 Çajrat që Rrisin Imunitetin

4 Çajrat që Rrisin Imunitetin

Çajrat nuk ju lenë asnjë herë në baltë kur bëhet fjalë për imunitetin. Ndaj mos u kurseni në konsumin ditor të tyre. Por cilët janë më të mirët për tu konsumuar në këtë periudhë?

Sigurisht në vend të parë qëndron:

Çaji jeshil

Jo më kot është çaji më i konsumuar në botë. Ka veti të mëdha anti-inflamatore dhe anti-oksidante i provuar se përmirëson cilësinë e jetës, veçanërisht tek personat të cilët kanë inflamacion.

I thjeshtë në përgatitje ai mund të zëvendësojë fare mirë kafen e mëngjesit apo pasdites. Mjafton një lugë në ujë të valuar 1-3 minuta. Pak mjaltë për ëmbëlsi dhe është gati. Nëse e doni të ftohtë mjaftojnë disa kuba akulli.

Çaji i Kamomilit

Përdoret gjerësisht për të nxitur qetësinë dhe përgjumjen, por pakkush e di që kamomili ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore. Jo vetëm që lehtëson dhimbjet, ul acarimet e lëkurës dhe inflamacionin por edhe ju relakson në këto kohë të vështira. Përdoreni pa kursim pasi lehtëson edhe mukozën e traktit respirator dhe ju mbron në këtë kohë pandemie.

Përgatitja është e njëjtë. Një lugë me lulet e kamomilit në ujë të nxehtë 1-3 minuta e shoqëruar me pak mjaltë. Nëse do ta përdorni për veti anti-inflamatore mund të konsumoni 1-3 filxhanë në ditë.

Çaji i Xhinxherin

Çaji i xhinxherit është i shijshëm dhe gati magjik. Lehtëson jo vetëm inflamacionin por edhe stomakun, dhembjet dhe të përzierat dhe madje ul kolesterolin e keq dhe tensionin e lartë.

Në këtë periudhë sugjerohet të përdoret për uljen e inflamacionit në trup, çka ndihmon në rritjen e imunitetit aq të domosdoshëm në këtë periudhë.

Kërkon pak më shumë kohë për tu realizuar por shija është e garantuar.

Prisni një copë xhinxheri rreth 2 centimetra, qërojeni dhe lereni në ujë të valuar për 10-30 minuta varet nga dëshira. Hiqeni më pas xhinxherin dhe konsumoni çajin të shoqëruar me pak limon dhe mjaltë organik.

Çaji i Tumenikut

Nëse e përdorni si çaj tumenikun është mënyra më e shpejtë dhe e mirë që këtë erëz ta përfshini në dietën tuaj. Tumeniku është i njohur për uljen e inflamacionit si dhe parandalimin e stresit kronik.

Merrni 1-2 lugë çaji nga pudra e tumenikut dhe hidheni në gjysëm litri ujë të valuar dhe lereni të ziejë për 10 minuta për të marrë efektet maksimale të tij. Shtojini limon dhe mjaltë.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram