Pesë Hapa për të Ulur Kolesterolin (pa ilaçe)

Pesë Hapa për të Ulur Kolesterolin (pa ilaçe)

Kolesteroli i keq është një kërcënim për shëndetin, sidomos kur tejkalon normën 300. Por ka alternativa të ndryshme kurimi, përvec medikamenteve të ndryshme mjekësore. Me pak ndryshime të vogla, mund ta riktheni në nivele normale në vetëm pak kohë.

  1. Reduktoni karboidratet

Sa më shumë karboidrate që të konsumoni aq më të rrezikuar jeni nga kolesteroli i lartë. Përpiquni të konsumoni yndyrna të shëndetshme si vaji i avokados, vaji i ullirit apo pak gjalpë i bërë vetë nga bagëti të rritura në natyre.

  1. Bini në peshë

Nëse jeni mbi peshë, rënia 5-10% i masës tuaj trupore do të ulte menjëherë kolesterolin e keq.

  1. Pini një gotë verë të kuqe

Mund t’ju duket e habitshme por një gotë verë e kuqe mund t’ju bëjë mirë. Por nga ana tjetër duhet të reduktoni konsumin e alkoolit, si birra apo forma të tjera. Vera e kuqe ka shumë vlera ushqyese, nëse konsumohet pa tepri, dhe mban nën kontroll kolesterolin.

  1. Lini menjëherë duhanin

Duhani ju shkatërron në shumë mënyra shëndetin dhe rritja e kolesterolit është një nga pasojat e tij. Nëse keni kolesterol të lartë, duhet ta lini menjëherë.

  1. Lëvizni

Një jetë sedentare nuk ju ndihmon aspak. Përkundrazi, ju shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Stërvitja e moderuar ju ndihmon jo vetëm të bini në peshë por edhe të mbroni shëndetin e zemrës.

 

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram