Ushqimi më i Keq për Dhëmbët

Ushqimi më i Keq për Dhëmbët

Prej më shumë se gjysëm shekulli doktorët vijojnë të theksojnë faktin se mëngjesi i ëmbël është ai më i keqi për qeniet njerëzore, jo vetëm nga sasia e lartë e sheqerit që merr me nisjen e ditës por edhe nga dëmtimi që i shkakton dhëmbëve dhe shëndetit të gojës.

Në praktikë, në Amerikë shkencëtarët kanë shkuar edhe më tej duke analizuar se sa i thellë mund të jetë ky dëmtim dhe duke specifikuar produktet më të dëmshme.

Një studim i kryer mbi produktet që përdornin Amerikanët për mëngjes, rezultoi se të pije qumesht me biskota si pjesë e mëngjesit apo të konsumoje një çaj ishte më pak e dëmshme, në krahasim se çka do ju tregojmë më vonë. Kjo për faktin se lëngjet qëndrojnë pak kohë në gojë dhe kalojnë në aparatin e tretjes.

Por nuk ndodh kështu kur hani një karamele apo kur konsumoni konfleksa.

Studimi tregoi se konsumi i konfleksave për mëngjes është zgjedhja më e keqe që mund të bëni për veten dhe familjen tuaj, veçanërisht për fëmijët nën 6 vjeç.

Sheqeri i tyre qëndron edhe dy orë pasi i keni konsumuar ato në gojë duke dëmtuar rëndë dhëmbët dhe mbi të gjitha konfleksat kanë kalori boshe dhe aspak ushqyese.

Ndaj në mëngjes synoni të bëni zgjedhje më të shëndetshme duke u fokusuar më shumë tek frutat dhe perimet.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram