Zbulimi i Shkencës/ Arma Kundër Humbjes së Memories

Zbulimi i Shkencës/ Arma Kundër Humbjes së Memories

Ka një arsye më shumë për të konsumuar sa më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj të përditshme: ju forcojnë memorien dhe ju mbrojnë nga sëmundje të pashërueshme si Alzaimer apo Parkinsoni.

Një studim i publikuar nga Shkolla e Mjeksisë së Harvardit i kryer në 28.000 persona nga mosha 50 vjeçare deri kur këta persona mbushën 70 vjeç, provoi se të gjithë ata që kishin konsumuar më shumë fruta dhe perime në 20 vitet e fundit nuk kishin aspak probleme me memorien. Ndryshe nga ata persona që përgjatë këtyre 20 viteve u kursyen në konsumin e tyre apo u dhanë pas ‘veseve’ të konsumit të mishit dhe bulmetit më shumë se sa frutat dhe perimet.

Shkencëtarët e kanë një shpjegim për këtë rezultat në përfundim të një pune hulumtuese 20 vjeçare: antioksidantët që përmbajnë frutat dhe perimet frenojnë luhatjet e kujtesës dhe mund t’ju mbrojnë nga sëmundje të pashërueshme që janë kthyer në kërcënim global.

Por sa është konsumi i duhur për të qenë sa më i mbrojtur?

Studimi provoi se personat që kishin konsumuar të paktën 6 racione fruta-perime në ditë ishin pothuajse imun në kundërshtim me ata që konsumonin dy racione.

Mos u çudisni gjashtë racione nuk janë ndonjë sasi e madhe. Si t’i masni? Një frut i plotë është një racion, ndërsa një filxhan i mbushur me perime apo fruta është një tjetër racion. E pra, nuk është aq e vështirë të hani tre fruta në ditë dhe dy sallata me perime të ndryshme.

Ndani me miqtë tuaj:
Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Pinterest
Pinterest
Instagram