Kujdes nga Domatet në Këtë Periudhë

Kujdes nga Domatet në Këtë Periudhë

Kjo që shihni në foto, është një domate e blerë në kryeqytet, në një nga tregjet e shumta të fruta perimeve. Është e bukur, e kuqe, e fortë dhe aspak e prishur nga jashtë.

Surpriza qëndron brenda saj. Është e kalbur, e rritur keq dhe mbi të gjitha burim sëmundjesh.

Fillimisht nuk ka qenë e tillë, por ka qenë jeshile nga brenda. Çka e bën atë edhe më të dëmshme pasi konsumatorët duke mos e ditur çfarë përmban e konsumojnë edhe ashtu, jeshile. Të paktën kalbja e saj nga brenda të bën të mos e konsumosh, duke të shpëtuar nga një e keqe e madhe.

Domatet që janë në treg

Ka disa domate në treg në këtë kohë, domatinat e vogla sa një arrë dhe domatet si këto në foto, prodhim vendas sere. Sigurisht ka edhe domate të tjera më të mëdha importi.

Nëse nuk jetoni dot pa domate, ka një zgjidhje më të mirë se sa të rrezikoni të konsumoni produkte të modifikuara gjenetikisht dhe të mbingarkuara në hormone e pesticide të cilat akumulohen në trupin tuaj dhe në jo pak raste janë bërë edhe burim sëmundjesh të pashërueshme.

Domatet që duhet të zgjidhni

Nuk është stina e domates, por ata që nuk bëjnë dot pa  to ka një zgjidhnje. Konsumoni produktet e importit, domatina të vogla sa një kokërr arrë, stërgjatëshe.

Jo vetëm kanë shijen e domates, pasi nuk janë të modifikuara, por mund të prodhohen edhe në këtë stinë dhe vijnë nga vendet e BE-së me rregulla strikte të përdorimit me masë të pesticideve. Një gjë është e sigurt, nuk do të keni të tilla surpriza kur t’i hapni. Ato kalben si të gjitha fruta perimet e tjera, nga jashtë brenda dhe jo anasjelltash dhe kalojnë proces zbutjeje më parë që lajmëron se jeta e tyre po shkon drejt fundit.

Në treg ka edhe domatina e quajtur e zezë, për shkak të ngjyrës së saj të errët. Është po kaq e mirë dhe e shijshme dhe një kuti nuk shkon më shumë se 500 lekë.

Domatet e serave Shqiptare, duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta për përmbajtjen dhe mënyrën e rritjes së tyre për të mos rrezikuar të na rezervojnë të tilla surpriza.

Ose drejtojuni miqve që kanë farefis apo miq të tjerë që posedojnë sera organike dhe që nuk e teprojnë me pesticidet apo hormonet që shtojnë prodhimin por minojnë cilësinë.

Sigurisht që situata ndryshon në stinën e verës, kur domatet kanë periudhën e tyre të lulëzimit. Gjithësesi për të shpëtuar nga domatet e fryra dhe të modifikuara edhe në verë, zgjidhni gjithnjë domatet zemër-kau nuk kanë asnjë shans modifikimi, janë unike dhe ndaj janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra, të shtrembëra, të mëdha, të shijshme.

Mos zgjidhni domatet që janë njësoj, pa asnjë ndryshim në sipërfaqe. Në këtë rast, bukuria dhe njëjtrajshmëria vërtetë të mashtrojnë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial