Ka Ardhur Koha të Pastroni Mëlçinë

Ka Ardhur Koha të Pastroni Mëlçinë

Shëndeti i çdo njeriu varet nga mënyra se sa e aftë është mëlçia e tij që të pastrojë toksinat. Mënyra e vetme se si trupi pastron toksinat në mënyrë natyrale është nëpërmjet mëlçisë së tij.

Mëlçia dëmtohet nga shumë faktorë, si kequshqyerja, konsumimi i alkolit, ngrënia e produkteve të procesuara, hepatiti B, etj.

Si të pastrojmë mëlçinë

Hiqni ushqimet toksike nga dieta juaj ditore

Vetëm duke reduktuar ushqimet e dëmshme mund të përmirësoni mëlçinë me 25%. Ajo çka duhet të bëni është të reduktoni ushqimet e gatshme, sheqerin e tepërt, vajin vegjetal. Në vend të këtyre zgjedhjeve konsumoni më shumë mish pule, vaj ulliri dhe ushqim të gatuar në shtëpi.

Pini lëng perimesh

Për një pastrim më të mirë të mëlçisë, konsumoni lëng perimesh më mirë se sa ti hani ato. Perimet më të mira për mëlçinë janë, lakra, lulelakra dhe lakra e brukselit. Këto mund ti përfshini në lëngun tuaj të përditshëm. Për ti dhënë shije lëngut të perimeve shtoni karrot, kastravec apo rrepa dhe shumë perime gjethe gjelbra.

Shtoni konsumin e potasiumit

Ku mund ta gjeni potasin? Kudo. Tek spinaqi, bananet, patatet e ëmbla, salca e domateve dhe fasulet. Duke shtuar konsumin e produkteve të mësipërme shtoni edhe sasinë e potasit  që ju duhet për të pastruar mëlçinë.

Konsumoni Mëlçi

Konsumimi i mëlçive të bagëtive të rritura pa hormone në natyrë ndihmon në pastrimin e mëlçisë. Ato janë të pasura me vitamina A, B dhe acid folik. Ato gjithashtu janë të pasura me hekur, kopër dhe zink.

Shtoni tumerik në dietën e përditshme

Përdorimi i tumenikut do t’ju ndihmojë shumë në pastrimin e mëlçisë. Kjo erëz normalizon sheqerin në gjak dhe kanë vetitë të ripërtërinjë qelizat e mëlçisë. Nëse nuk e shtoni dot si erëz në dietën tuaj, atëherë këshillohet të merrni  suplemente tumeniku për të paktën tre muaj.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial